Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

FOTO/ Ju kujtohen tifozët japonezë në BOTËROR? Ja çfarë bëjnë fansat e KOSOVËS

Shkruar nga NEWSPORT
Grupimi i tifozëve të përfaqësueses së Kosovës "Dardanët" kanë dhënë një shembull të madh qyetarie ditën e sotme duke kontribuar në fushatën mjedisore "Ta pastrojmë Kosovën". Ata janë bashkuar për të pastruar ambjentin përreth stadiumit të Prishtinës "Fadil Vokrri". Kreu i grupit të tifozëve Luli Berisha e ka publikuar nismën në faqen zyrtare të tifogrupit në "Facebook". "Ne e duam vendin tonë të pastërt. Sot së bashku me kryeministrin e vendit z. Haradinaj, 'Let's do it Kosova' organizata e vullnetarë , pastruam hapësirat për rreth stadiumit 'Fadil Vokrri'. Aksioni 'Ta pastrojmë Kosovën' zgjat deri më 15 dhjetor, andaj ju ftojmë të gjithëve t'i bashkoheni kësaj iniciative që të kemi një ambient të pastërt."

Foto nga aktiviteti i "Dardanëve" para stadiumit "Fadil Vokrri"

Poll

Lexo gjithashtu