Edlir Tetova dhe Jose Mourinho
Aplikacioni global “footballcomglobal”, ka publikuar në rrjetet sociale partneritetin me trajnerin e mirënjohur Jose Mourinho.
Portugezi do të jetë në pozitën e ambasadorit, ndërsa në këtë aplikacion mund të luaj çdokush përmes parashikimeve, madje fituesi do të përfiton çmim ekskluziv.
Në këto parashikime, bëhet fjalë për kompeticione madhore, siç është Kupa e Botës, e cila fillon pas 2 ditësh.
Stili se si “footballcomglobal” e prezanton Mourinhon është gati identike me Edlir Tetovën te Teuta, me fushën e shahut dhe lojtarin, në këtë rast trajneri me lëvizje “shahisti”.
Sipas mediave në Spanjë, Mourinho do të prezantohet te Real Madrid ditën e nesërme, pra pas disa orësh.
View this post on Instagram
Poll
