Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

“I pari gazetar shqiptar që raportoj një Botëror”, Ervin Baku kapet me kolegun: Deklaratë e bujshme, por jo e vërtetë; i kthehet keq Arlind Sadiku: Duhet vërtetuar, ti je ai që mbështet serbët

Shkruar nga NEWSPORT
“I pari gazetar shqiptar që raportoj një Botëror”,
Foto ilustruese: Arlind Sadiku & Ervin Baku

Kampionati Botëror 2026 do të nisë më 11 qershor, ndërsa prezent përgjatë këtij kompeticioni do të jetë edhe gazetari i njohur shqiptar, Arlind Sadiku. Ky i fundit ka njoftuar në rrjetet sociale se do raportojë nga SHBA prej ditës së parë e deri në të fundit të Kupës së Botës.

Megjithatë, ky lajm nuk është pritur aspak mirë nga kolegu i tij në Shqipëri, Ervin Baku. Ky i fundit ka komentuar në postimin e bërë nga Sadiku, duke theksuar se ka qenë ai vetë që ka raportuar ndeshjet e Kupës së Botës, pra i pari, në Botërorin 1998 dhe në atë të 2006-ës.

Ndërkaq, Arlind Sadiku s’ia ka përtuar aspak Bakut, duke e sulmuar publikisht. Krah një fotoje ku gazetari Ervin Baku shfaqet me fanellën e Serbisë, shkruan se nuk krehohet me një shtet që ka masakruar popullin shqiptar.

Komenti i Ervin Bakut: Sukses të plotë i nderuar koleg! Ti deklaron me shumë bujë se: "Raportimin e Kupës së Botës nga dita e parë e deri në finale nuk e ka bërë asnjë gazetar shqiptar në histori". Nuk je i saktë në këtë deklaratë bombastike. Lavdi Zotit, e kam bërë unë para teje dhe e kam bërë 2 herë: Në Kupën e Botës 1998 dhe në Kupën e Botës 2006. Tung!

Komenti i Arlind Sadikut: Më vjen mirë që keni raportuar, edhe pse dhysoj që e keni bërë nga dita e parë deri tek e fundit. Më fal që t’i lëndova ndjenjat. Megjithatë, një dallim të madh e kemi unë dhe ti. Unë nuk vesh e as nuk krenohem me simbole të një shteti që ka masakruar popullin tim dhe vazhdon që të luftojë ekzistencën e shqiptarëve.  

“I pari gazetar shqiptar që raportoj një Botëror”,
Përplasja me komente mes Arlind Sadikut dhe Ervin Bakut

 

Poll

Lexo gjithashtu