Sulmuesi i Sevillas, Rafa Mir është dënuar me tetë vjet e gjysmë heqje lirie për sulm seksual, sipas raportimit të gazetës spanjolle “OK Diario”.
Vendimi është marrë nga gjyka e Valencias pas një proçesi gjyqësor që lidhej me një festë në pishinë të zhvilluar në shtator të vitit 2024. Gjykata ka urdhëruar gjithashtu hapjen e një hetimi ndaj disa zyrtarëve të policisë lokale të Beterës, nën dyshimet për dëshmi të rreme gjatë procesit gjyqësor.
Policët kishin deklaruar gjatë seancave të mbajtura më 28 maj se dy denoncueset kishin pohuar fillimisht se marrëdhëniet kishin qenë me pëlqim të plotë. Vendimi i gjykatës i jep fund një çështje që ka shkaktuar debat të madh në Spanjë dhe gjithshtu do të ndikojë në mënyrë direkte në karrierën profesionale të futbollistit 28-vjeçar në futbollin spanjoll.
