Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Brajan Gruda “zhduk” përfundimisht kalimin te Shqipëria?! Reagimi i talentit “tërbon” tifozët e Kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
Brajan Gruda “zhduk” përfundimisht kalimin te Shqipëria?!
Kombëtarja dhe Brajan Gruda

Edhe pse është përfolur për mundësinë e kalimit te Shqipëria, duke lënë Gjermaninë U-21, Brajan Gruda kurrë nuk ka ndërmarrë hapa konkret. Por kjo nuk është e gjitha.

Veprimi i fundit nga mesfushori 22-vjeçar ka zhgënjyer totalisht tifozët e Kombëtares. Në postimin e sulmuesit të Luksemburgut, Aiman Dardari, i cili u përballë ndaj Shqipërisë në “Air Albania” (miqësore), ka reaguar Gruda me emojin e “zjarrit”.

E vështirë për t’u “deshifruar” ky gjest i Brajan Grudës, për një lojtar që luajti kundër Shqipërisë (Aiman Dardari). Pavarësisht se talenti shqiptar dhe Dardari kanë qenë shok te ekipi i Mainz, nuk ka justifikime.  

Brajan Gruda “zhduk” përfundimisht kalimin te Shqipëria?!
Postimi i Aiman Dardarit dhe komenti i Brajan Grudës


     

   

Poll

Lexo gjithashtu