Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Xhaka nuk ndalet, bën shqiponjën në mes të SHBA-së, vjen përgjigja e Federatës Zvicerane

Shkruar nga NEWSPORT
Xhaka nuk ndalet, bën shqiponjën në mes të SHBA-së,
Granit Xhaka dhe gjesti i tij me shqiponjën

Pas barazimit 1 – 1 në miqësore kundër Australisë, përfaqësuesja e Zvicrës ka marrë një ditë leje, ku ka dalë në qytetin e San Diego, Kaliforni. Granit Xhaka me shokë shkuan të shikonin ekipin e San Diegos në bejsboll, stadiumi “Petco Park”.

Në momentin kur regjia qendrore e vendosi fokusin te lojtarët e Zvicrës, Granit Xhaka dhe Ricardo Rodriguez bën me duar simbolin e shqiponjës.

Federata e Zvicrës ka reaguar menjëherë, duke u shprehur se ky veprim prej dy protagonistëve të mësipërm vjen në trajtë falënderimi për komunitetin shqiptar që gjendet në San Diego.

Një gjest të tillë, Xhaka e ka bërë pas golit ndaj Serbisë në Kupën e Botës 2018, e ku shkaktoi mjaft polemika.

Poll

Lexo gjithashtu