Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

ZYRTARE/ Sylvinho s’e preferoi kurrë, futbollisti i Kombëtares çudit dhe firmos me klubin gjerman

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Sylvinho s’e preferoi kurrë, futbollisti i Kombëtares
Foto Arkivë: Curtis Jones, Ernest Muçi & Enis Çokaj (Angli U21 – Shqipëri U21)

Enis Çokaj është futbollisti më i ri i Bochum. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka vendosur që të largohet përfundimisht nga Panathinaikos, për të nisur një aventurë të re në Bundesliga 2 gjermane.

Duke qenë se kontrata e tij me grekët skadonte në qershor, ai është lënë i lirë për të firmosur sot. Megjithatë, një kalim me dokumenta të plota do të bëhet me 1 korrik.

Me klubin e ri, Çokaj ka firmosur një kontratë dy vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2028. Kujtojmë se karriera e Çokajt ka nisur te Vllaznia, ndërsa më vonë është aktivizuar edhe për ekipe si Lokomotivë Zagreb, Laçi, Panathinaikos, Osijek dhe Levadiakos.

 Me Kombëtaren shqiptare, Çokaj ka 6 ndeshje, të gjitha në kohën kur ishte trajner Edoardo Reja. Ai i ftua edhe në peridhën e trajnerit Sylvinho, por braziliani s’e preferoi t’i jepte asnjë minutë në fushë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VfL Bochum 1848 (@vflbochum1848.official)

Poll

Lexo gjithashtu