Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Muçi "bekon" Trabzonsporin drejt finales, Mitaj s'i ndal "bëmat" në Ligën Saudite! Feston dhe ish-i i Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT
Muçi "bekon" Trabzonsporin drejt finales, Mitaj s'i ndal
Ernest Muçi

Futbollistët shqiptarë vijojnë të lënë gjurmë me skuadrat e tyre, duke qenë protagonistë me gola, asiste dhe paraqitje të rëndësishme gjatë fundjavës.

Një nga momentet më të spikatura mbajti firmën e Ernest Muçit në Kupën e Turqisë. Sulmuesi kuqezi realizoi golin e fitores për Trabzonspor në suksesin 2-1 ndaj Genclerbirligi, duke shënuar në minutën e 90+2. Supergoli i Muçit siguroi kualifikimin e Trabzonspor në finalen e Kupës së Turqisë, ku skuadra e tij do të përballet me Konyasporin.

Paraqitje pozitive regjistroi edhe Klisman Cake në kampionatin rus. Mbrojtësi shqiptar realizoi golin e parë të takimit në barazimin 1-1 mes Sochi dhe Akhmat Grozny, duke shënuar në minutën e 85-të. Ky ishte edhe goli i parë i Cake në Premier League ruse, një moment i rëndësishëm për futbollistin shqiptar.

Në Arabinë Saudite, Mario Mitaj ishte protagonist në fitoren 1-3 të Al Ittihad ndaj Al Ettifaq. Mbrojtësi kuqezi dhuroi asistin për golin e parë të skuadrës së tij që në minutën e tretë, duke kontribuar në një tjetër sukses të ekipit të Al Ittihad.

Minuta si titullarë me skuadrat e tyre gjatë kësaj fundjave morën gjithashtu Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Stavro Pilo, Bujar Pllana, Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Adrion Pajaziti, Myrto Uzuni, Mirlind Daku dhe Indrit Tuci.

Poll

Lexo gjithashtu