Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Vlen “një thes me para”, sulmuesi i Kombëtares prezanton “përbindëshin” e ri

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Vlen “një thes me para”, sulmuesi i Kombëtares
Ivan Balliu, Armando Broja dhe Rey Manaj

Sulmuesi i Kombëtares dhe ekipit të Sivasspor në Turqi, Rey Manaj, përmes “story”-t në rrjetet sociale, ka prezantuar “përbindëshin” më të ri.

Fjala është për mjetin “Lamborghini Urus S”. Veturë tepër luksoze dhe super e shpejtë, version i përmirësuar i Urus normal. Nëse i referohemi specifikave kryesore, ka motor “4.0L V8 twin-turbo”, me fuqi rreth 666 kuaj fuqi.

Shpejtësinë nga 0 – 100 km/h e arrin për 3.5 sekonda. Çmimi vërtitet rreth 300 – 400 mijë euro, aty ku ndikojnë opsionet dhe personalizimet. Manaj në rrjetet sociale tregon shpeshë pasionin e madh për mjetet e “rënda”.  

   

 

Poll

Lexo gjithashtu