Adriano Galliani ka folur së fundmi për futbollin italian, por me shumë rezerva. Sipas ish-drejtorit ekzekutiv të Milanit dhe Monzës, kjo krizë e sportit më të bukur në botë, në Itali, i sjell vëmendjen edhe ccështjes së famshme “Calciopoli”.
“Italia është i vetmi vend ku i treti bëhet i pari. Në tokë, të tretët bëhen të parët. Stadiumet dhe infrastruktura sportive janë thelbësore për rritjen e të ardhurave. Dikur ishim një ligë e fitimit, tani jemi në tranzicion. Dhe me të ardhura të ulëta, një trajner i mirë do të ndihmojë”, ishin fjalët e Gallianit.
Ndër të tjera, Galliani shtoi se “Topi i Artë” për hetë të fundit nga një futbollist i Serie A, është fituar në vitin 2007. Kujtojmë se atë vit e fitonte Kaka, pas një sezoni fantastik me fanellën e Milanit.
