Një fitore me “vuajtje” dhe “çlirim” në të njëjtën kohë mund të quhet ajo e Lecces në transfertë përballë Sassuolos, e vlefshme për javën e 37-të të Serie A, përfunduar në shifrat 2-3.
Skuadra në të cilin aktivizohet dhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani ia doli të triumfojë në limitet e kohës para përfundimit të takimit, përmes Nikola Stulic që shënoi në minutën e 90’+6.
Pas këtij suksesi, ka ardhur dhe një reagim nga vetë Ramadani në një postim të bërë prej tij në rrjetet sociale, teksa shkruan: Bashkë kundër të gjithëve! Tik-tak. Një mënyrë e të shprehurit e zgjedhur posaçërisht për momentin që po kalon ekipi i tij.
View this post on Instagram
Me tre pikët “jetike” të grumbulluara nga ky takim, “djemtë” e trajnerit Eusebio Di Francescos mund të shpëtojnë, së paku përkohësisht nga “makthet” e rënies një kategori më poshtë, edhe pse do të duhet të luhet dhe ndeshja e fundit përballë Genoas, e planifikuar për t’u zhvilluar të dielën.
