Taulant dhe Granit Xhaka
Ish-mesfushori i Kombëtares Taulant Xhaka, është rikthyer sërish në “aksion”. Edhe pse para disa muajësh ai dha dorëheqjen nga futbolli aktiv, në një video të fundit në rrjetet soiciale të klubit FC Dardani Basel, tregon se shqiptari ka bërë debutimin me kuqezinjtë, të cilët militojnë në ligën e 4-të të futbollit zvicrian.
Në video ku Taulanti shfaqet në veprim me topin, në një fragment, ai irritohte me vendimin e arbitrit.
Mesfushori i Sunderland, Granit Xhaka e ka pëlqyer këtë video në rrjetet sociale, suportuesi më i madh për vëllain e tij. Taulant Xhaka zhvilloi 30 ndeshje me Shqipërinë, ku la moshat e Zvicrës për Kombëtaren në vitin 2014-të.
View this post on Instagram
Poll
