Ernest Muçi
Ernest Muçi do të vazhdojë karrierën e tij te Trabzonspor. Klubi nga Trabzoni ka paguar 8.5 milionë eurot te Besiktas, për të kryer transferimin e përhershëm të 25-vjeçarit shqiptar.
Kështu, totali i shpenzuar për futbollistin shqiptar shkon 9.5 milionë euro. Kujtojmë që në shtator të vitit 2025, Trabzonspor “derdhi” në arkat e Besiktas, 1 milionë euro për huazimin.
Tashmë Muçi bëhet me pronarë të rinj, duke u shkëputur plotësisht nga “Shqiponjat e Stambollit”. Mirëpo, nuk përjashtohet që Trabzonspor ta shesë ish-in e Tiranës në një klub të rëndësishëm evropian gjatë verës.
View this post on Instagram
Poll
