Foto-ilustrim: Erald Maksuti / Goli i Klisman Cakes
Akhmat Grozny barazoi ditën e djeshme në transfertë përballë Sochi, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Premier League ruse. Sfida përfundoi me shifrat 1-1.
Golin për miqtë, e shënoi pikërisht mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Klisman Cake. Ish-i i Tiranës e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 85-të, falë një goditjeje mjaft të bukur me kokë.
Ky është goli i parë me ekipin rus për 27-vjeçarin, i cili numëron edhe një asist. Kujtojmë që Cake u bashkua me Akhmat Grozny në janar të këtij viti, kur u shit nga Shkëndija e Tetovës për 400 mijë euro.
Ndërkohë që klubi rus, është shumë pranë transferimit të një tjetër shqiptari, sulmuesit të Flamurtarit, Erald Maksuti.
View this post on Instagram
Poll



