Liridon Latifi
Vetëm pak minuta më parë, Liridon Latifi njoftoi largimin nga Shkëndija e Tetovës. Ndërsa burime për “Newsport.al” raportojnë se sulmuesi 32-vjeçar do ta vazhdojë karrierën në Premier Ligën e Kazakistanit.
Latifi do t’i bashkohet skuadrës së Qyzyljar Petropavlovsk në elitën e futbollit kazak. Edhe pse ofertat nga Superiorja dhe Superliga e Kosovës nuk mungonin, 32-vjeçari ka vendosur t’u bashkohet kuqezinjve nga Kazakistani.
Kujtojmë se sulmuesi e ka nisur karrierën e tij te Prishtina. Ndërsa më vonë është aktivizuar edhe me ekipe si Skënderbeu, Kukësi, Puskas AFC, Sheriff Tiraspol, Vllaznia dhe Tirana. /Nikoll RAJTA/
Poll
