Sileks
Shkëndija e Tetovës është mposhtur sot nga Sileks në finalen e madhe të Kupës së Maqedonisë së Veriut. Sfida e zhvilluar në stadiumin “National Arena Toshe Proeski” të Shkupit, përfundoi 1-0.
Golin e vetëm për Sileks dhe të vetmin e kësaj ndeshje, e shënoi Adi Alic. Sulmuesi 24-vjeçar me origjinë nga Bosnja, e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 71-të të ndeshjes.
Kështu, klubi i Sileks e fiton Kupën e Maqedonisë së Veriut për herë të katërt në histori. Në krahun tjetër, tetovarët dështojnë të fitojnë një trofe këtë sezon.
Poll
