Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

ZYRTARE/ Jo vetëm Latifi, Shkëndija lajmëron edhe largimin e mefushorit nga Nigeria

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Jo vetëm Latifi, Shkëndija lajmëron edhe largimin e
Shkëndija e Tetovës

Shkëndija e Tetovës e ka nisur këtë të martë me dy largime të rëndësishme, ku fillimisht u njoftua ndërprerja e bashkëpunimit me Liridon Latifin, i cili do të kalojë te kampionati kazak, te skuadra e Qyzyljar Petropavlovsk.

Futbollisti i radhës që do të ndjek të njëjtën rrugë është edhe mesfushori me tipare defensive Adamu Alhassan.

“Pas dy viteve të kaluara me fanellën kuqezi, palët ndahen me respekt dhe mirënjohje të ndërsjellë, duke i uruar njëra-tjetrës shumë suksese në vazhdim”, shkruan klubi nga Tetova në komunikatën zyrtare.

25-vjeçari iu bashkua kuqezinjve në vitin 2024 dhe ka kontribuar me ekipin që në sezonin e tij të parë, në fitimin e titullit, ndërsa në atë pasues ishte pjesë e suksesit historik, play-off i Conference League.

Poll

Lexo gjithashtu