Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

ZYRTARE/ Njoftoi largimin nga Partizani disa javë më parë, ish-i i kuq SURPRIZON dhe bashkohet me klubin shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Njoftoi largimin nga Partizani disa javë më parë, ish-i
Alban Hoxha dhe Kushtrim Voka

Artim Pollozhani është trajneri i ri i Shkëndijës së Tetovës. Ish-drejtori sportiv dhe ish-trajneri i Flamurtarit, ka vendosur të nisë një aventurë të re me ekipin kuqezi në Maqedoninë e Veriut.

Në njoftimin e klubit, Pollozhani është prezantuar si shef i stafit teknik, që do të drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm. Bie në sy që pjesë e këtij stafi është edhe ish-i i Partizanit, Kushtrim Voka.

NJOFTIMI I PLOTË:

KF Shkëndija me kënaqësi komunikon kompletimin e stafit teknik që do të udhëheqë skuadrën në sezonin e ri garues, me synime të qarta për sukses në skenën vendore dhe paraqitje sa më dinjitoze në garat europiane.

Besimi për të drejtuar ekipin i është dhënë ish-kapitenit tonë, Artim Pollozhani, i cili emërohet shef i stafit teknik të KF Shkëndija.

Një emër i njohur për familjen kuqezi, Pollozhani në disa periudha ka mbrojtur ngjyrat e Shkëndijës si futbollist, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Pas përfundimit të karrierës si lojtar, ai ka vazhduar angazhimin në futboll në role të ndryshme teknike dhe drejtuese, duke fituar përvojë si ndihmës trajner, trajner i parë dhe drejtor sportiv.

Bekim Osmani do të jetë ndihmës trajner i Pollozhanit, ndërsa stafi teknik përforcohet me asistentin dhe video-analistin, Kushtrim Voka. Saladin Mustafi vazhdon detyrën si trajner i portierëve, ndërsa Saimir Fetahi mbetet përgjegjës për përgatitjen kondicionale të ekipit.

Stafi i ri teknik i KF Shkëndija:

Artim Pollozhani – Shef i stafit teknik
Bekim Osmani – Ndihmës trajner
Kushtrim Voka – Ndihmës trajner dhe video-analist
Saladin Mustafi – Trajner i portierëve
Saimir Fetai – Trajner kondicional
Me këtë përbërje, Shkëndija vazhdon përgatitjet për sfidat që e presin në sezonin e ri, me fokus në ndërtimin e një skuadre konkurruese dhe realizimin e objektivave të vendosura. Skuadra sonte udhëton drejt Sllovenisë, për fazën përgatitore.

KF Shkëndija i uron Artim Pollozhanit dhe gjithë stafit teknik shumë suksese në drejtimin e skuadrës kuqezi.

Poll

Lexo gjithashtu