Jeton Beqiri nuk do të jetë më trajner i ekipit të Shkëndijës së Tetovës. Trajneri 43-vjeçar me origjinë nga Tetova dhe klubi kuqezi kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin mes tyre.
Kujtojmë se Beqiri e mori drejtimin e Shkëndijës në janar të vitit 2024, ndërsa sezonin e shkuar u siguroi tetovarëve kualifikimin historik në Conference League.
“KF Shkëndija falenderon trajnerin Jeton Beqiri për kontributin e dhënë gjatë drejtimit të skuadrës kuqezi, duke i uruar shumë sukses në të ardhmen”, shkruan klubi shqiptar ndër të tjera.
Beqiri e ka drejtuar Shkëndijën në 110 ndeshje. Tekniku tetovar ia doli që të triumfonte ne 65 ndeshje, të barazonte në 23 të tjera dhe të humbasë vetëm 22 prej tyre.
Tashmë, duket ditur aftësitë e tij, shumë klube të Superiores pritet të hidhen në sulm për trajnerin 43-vjeçar.
View this post on Instagram
