Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

ZYRTARE/ Ka bërë “namin” me gola në Superiore, sulmuesi i jep lamtumirën kuqezinjve

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Ka bërë “namin” me gola në Superiore,
Liridon Latifi

Liridon Latifi ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e Shkëndijës së Tetovës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, sulmuesi komunikon vendimin e marrë, në shqyrtim edhe me drejtuesit e klubit, duke ndërprerë kështu rrugëtimin e tij me kuqezinjtë pas dy vites.

“Po ndajmë rrugët pas 2 viteve të bukura me plot suksese brenda. Faleminderit Shkëndija, faleminderit Tetovë”, shkruan Latifi në postim.

Me Shkëndijën, anësori i majtë u paraqit në 78 ndeshje, duke shënuar 16 gola dhe dhuruar 10 asiste. Latifi ka një të kaluar në Superiore, pasi më herët ka veshur fanellën e Skënderbeut, Vllaznisë dhe Tiranës, ndërsa ka edhe përvoja të rëndësishme ndërkombëtare me Puskas Akademia FC në Hungari dhe FC Sherif në Moldavi.

 

Poll

Lexo gjithashtu