Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VOLEJBOLL

“Testi i gjinisë për volejbollisten Nayara Ferreira, akt diskriminues!” Komisioneri i “hakërrehet” FSHV-së: Pezullimi i saj, pa prova konkrete

Shkruar nga NEWSPORT
“Testi i gjinisë për volejbollisten Nayara Ferreira, akt
Volejbollistja braziliane e Dinamos, Nayara Ferreira

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka konstatuar se kërkesa e Federatës Shqiptare të Volejbollit ndaj sportistes braziliane Nayara Ferreira për t’iu nënshtruar një testi për përcaktimin e gjinisë ka qenë diskriminuese.

Sipas vendimit, federata pezulloi volejbollisten pa pasur prova konkrete, duke u mbështetur në dyshime, stereotipe dhe paragjykime.

Për këtë arsye, institucioni ka kërkuar që Federata Shqiptare e Volejbollit të hartojë brenda 30 ditëve një procedurë të posaçme dhe jo diskriminuese për trajtimin e rasteve që lidhen me gjininë dhe karakteristikat seksuale, duke garantuar kritere objektive dhe konfidencialitet.

Nëse kjo procedurë nuk miratohet brenda afatit të përcaktuar, federata rrezikon të gjobitet. Komisioneri thekson gjithashtu se ky rast duhet të shërbejë si precedent për të gjitha federatat sportive në vend, në mënyrë që të respektohen të drejtat themelore të njeriut.

Ndërkohë, çështja po shqyrtohet edhe në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS), pas ankimimit të sportistes

Poll

Lexo gjithashtu