Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VOLEJBOLL

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ikona e ekipit të Dinamos

Shkruar nga NEWSPORT
Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ikona e ekipit të Dinamos
Zhan Bonati

Sporti shqiptar është në zi, pasi është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare një nga figurat më ikonike të volejbollit, Zhan Bonati.

Bonati cilësohej si një nga talentet më të mëdhenj të viteve ’60, teksa historinë e bëri me klubin e Dinamos. Ai luajti krah emrave të mëdhenj si Asllan Rusi, Alfred Radi, Vangjel Koja dhe Ylli Shehu.

Pikërisht me këtë grup në ekip, ku bënte pjesë edhe vetë Zhan Bonati, Dinamo dominoi volejbollin shqiptar.

Karriera e tij u ndërpre në mënyrë të padrejtë për arsye politike. Ai u persekutua, duke pasur të njëjtin fat si shumica e sportistëve të cilët luanin në periudhën e komunizmit në Shqipëri.

Ndarja e tij nga jeta lë një dhimbje të madhe te familjarët dhe ata që patën fatin të punonin me të.  

Poll

Lexo gjithashtu