Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VOLEJBOLL

Skandali me "testin e gjinisë", reagon nëna e sportistes braziliane dhe nxjerr FOTOT: Ajo është vajzë, po e bëni të vuajë! Uroj që të merret drejtësia

Shkruar nga NEWSPORT
Skandali me "testin e gjinisë", reagon nëna e sportistes
Claudia Goulart dhe vajza e saj, Nayara

Claudia Goulart, nëna e volejbollistes braziliane të ekipit të Dinamos, Nayara Ferreira, ka reaguar për zhvillimet në Shqipëri dhe thotë se ndihet e keqardhur që vajza e saj po përballet me të tilla dyshime dhe akuza, pasi sipas saj, ajo është vajzë.

Nayara po e përjeton keq të gjithë këtë situatë të krijuar pas vendimit të Federatës së Volejbollit për ta pezulluar, me kushtin që t'i nënshtrohet "testit të gjinisë", një procedurë e padëgjuar më parë në Shqipëri.

“Përshëndetje, jam nëna e Nayarës dhe jam shumë e kënaqur që kam vënë re se po e ndihmoni dhe mbështesni vajzën time, kjo sepse për fat të keq, unë jam shumë larg saj dhe jam mërzitur shumë që ajo po vuan.

Do të doja të kishte dhe një avokat që të merrej e ti ngarkonte të gjithë përgjegjësinë atyre që po ja bëjnë këtë gjë, dhe që po e bëjnë të përjetojë këtë situatë të vështirë”, shprehet Claudia Goulart.

Si për të dalë hapur kush ka dyshime për gjininë e saj, nëna e Nayarës i ka dërguar redaksisë së televizionit kombëtar Top Channel një fotografi të hershme, për të ilustruar fëmijërinë e një fëmije vajzë, madje shumë të bukur.

“Ajo është një vajzë që e do e gjithë familja e saj, pasi ajo është rritur vetëm nga unë. Kam qenë nënë dhe baba për të dhe kjo që po ndodh është e pafalshme. Uroj që drejtësia të merret me këtë gjë dhe ajo të kompensohet për të gjithë dëmin moral që po i shkaktohet dhe të ndëshkohen të gjithë njerëzit e këqij që i janë vënë kundër”, është shprehur nëna e volejbollistes.

Duke kërkuar edhe një herë mirëkuptimin dhe sensibilizimin ndaj një vajze të huaj, disa mijëra km larg shtëpisë, e vetme dhe përballë një furtune mediatike dhe publike që u gjend pa dëshirën e saj, nëna e Nayarës ndan edhe një intimitet familjarë njerëzor, të dhimbshëm.

“Ajo padyshim që është femër dhe më vjen keq për ca po ndodh, që e vogël është rritur me trauma, duke parë babain e saj se si më dhunonte, kur isha ende e martuar”, thotë Goulart.

Poll

Lexo gjithashtu