Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VOLEJBOLL

Volejboll Femra/ Finalet e play-off, Tirana "deklason" në parket Pogradecin

Shkruar nga NEWSPORT
Volejboll Femra/ Finalet e play-off, Tirana "deklason" në parket
Tirana

Tirana ka mposhtur Pogradecin në finalet e play-offit, të vlefshme për Superligën e volejbollit të femrave. 

Vajzat bardheblu ia dolën të fitonin ndaj kundërshtareve me rezultatin 1-3 në transfertë, duke shtrirë dominimin në parket në një përballje që i mbajti me emocione të pranishmit për rreth 2 orë.

Seti i parë përfundoi në favor të Tiranës 25-22, ndërsa në të dytin vendasit i shtuan një pikë minimale vetes duke e çuar në 23-25.

Kthesa erdhi në të tretën, kur skuadra e Besnik Lishës fitoi një avantazh të lehtë 25-21, përpara se vajzat e Adrian Gorencës t'i jepnin goditjen e fundit, duke i shkaktuar dhe humbjen e parë liqenoreve. 

 

Poll

Lexo gjithashtu