
Skuadra Ferrari në Formula 1 ka njoftuar zgjatjen e kontratës për disa vite me shefin aktual, Fred Vasseur, duke i dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij. Francezi 57-vjeçar është në krye të ekipit që nga fillimi i vitit 2023 dhe ka pasur një rol kyç në transferimin e kampionit Lewis Hamilton nga Mercedes.
Shefi ekzekutiv i Ferrarit, Benedetto Vigna, theksoi besimin kundrejt Vasseur dhe vlerësoi objektivat e përbashkëta për të ardhmen. "Kjo marrëveshje është shenjë e qartë e besimit tonë te Fred dhe e përgjegjësisë që ndajmë së bashku", u shpreh ai përpara Çmimit të Madh të Hungarisë.
FRED VASSEUR CONTINUES WITH SCUDERIA FERRARI HP pic.twitter.com/ntzqeVofzq
— Scuderia Ferrari HP (@ScuderiaFerrari) July 31, 2025
Ferrari aktualisht renditet i dyti në kampionat pas 13 garash, por ndodhet 268 pikë pas liderëve të McLaren. Hamilton ende nuk ka dalë në podium me skuadrën e re, ndonëse fitoi një garë sprint në Shanghai në muajin mars.
Carlos Sainz, tashmë pilot i Williams, komentoi se Ferrari po përpiqet të shuajë thashethemet që ndikojnë moralin e stafit. Ndërkohë, Vasseur deklaroi se rinovimi është sfidë për progres të mëtejshëm, duke premtuar përkushtim dhe vazhdimësi në ndërtimin e një skuadre fituese.