Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FORMULA 1

“Tragjedi e madhe”, Hamilton për situatën në Gaza: Nuk mund të rrimë duarkryq!

Shkruar nga NEWSPORT
“Tragjedi e madhe”, Hamilton për situatën në Gaza:
Lewis Hamilton

Piloti i njohur i Formula 1, Lewis Hamilton, ka dalë në mbështetje të popullit të Gazës, duke kërkuar ndihmë dhe ndërgjegjësim për situatën e rëndë atje. Përmes një "story" në Instagram, ai njoftoi se ka dhuruar fonde për tre organizata që janë angazhuar për të ndihmuar ata që kanë nevojë.

Në postimin e tij, Hamilton shprehu shqetësimin për tragjedinë që po ndodh, duke theksuar se ka disa organizata që bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe kanë nevojë për fonde për të vazhduar këtë mision. Ai gjithashtu theksoi përkeqësimin e situatës në Gaza, duke përmendur se mbi 10% e popullsisë ka humbur jetën ose është plagosur gjatë dy viteve të fundit.

“Është e vështirë të mos ndihesh i pafuqishëm përballë një tragjedie kaq të madhe, por nuk mund të rrimë pa bërë asgjë. Disa organizata të jashtëzakonshme që po bëjnë një punë të mrekullueshme për të ndihmuar popullin palestinez dhe kanë nevojë për fonde për të vazhduar këtë punë. Situata në Gaza po përkeqësohet dita-ditës.

Në dy vitet e fundit, mbi 10% e popullsisë është vrarë ose plagosur, përfshirë dhjetëra mijëra fëmijë, dhe ky numër vazhdon të rritet. Si qenie njerëzore, nuk mund të rrimë të shikojmë dhe të lejojmë që kjo të vazhdojë", ka shkruar Hamilton.

Poll

Lexo gjithashtu