Nga situata e përkeqësuar në Lindjen e Mesme, krahas shumë aktiviteteve të pezulluara, pritet që dhe Formula 1 të anulojë dy gara tepër të rëndësishme. Bëhet fjalë për Grand Prix që do të mbahej në Arabinë Saudite dhe Bahrain, por tensionet e shkaktuar nga lufta, ka bërë që organizatorët të mendojnë ndërprerjen përfundimtare të këtyre eventeve.
Mbetet vetëm njoftimi zyrtar për të konfirmuar këtë ndalesë, e cila me gjasë pritet të vijë këtë fundjavë në Kinë, vend ku organizohen pikërisht këto gara.
Nga këto aktivitete, përfitimet do të ishin tepër të larta. Gati 115 milionë euro janë arkëtimet që do të merreshin përmes tyre, por siguria në këto situata prevalon mbi risqet e marra përsipër.
Në këtë “vorbullë” që ka përfshirë të gjitha palët e interesuara, pala më e fituar në këtë mes është vetë Formula 1 pasi nuk i cënohet asnjë qindarkë, ndërsa për palët e dyta, në këtë rast organizuesit, kjo do të rëndonte goxha financiarisht.
