Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FORMULA 1

Nga zyra presidenciale në pistë, presidenti i shtetit europian lë detyrën dhe shfaqet si fotograf i Formula 1

Shkruar nga NEWSPORT
Nga zyra presidenciale në pistë, presidenti i shtetit europian lë
Presidenti i Çekisë Petr Pavel

Presidenti i Çekisë, Petr Pavel ka tërhequr vëmendjen e mediave pasi ka shërbyer si fotograf në Çmimin e Madh të Hungarisë në Formula 1.

Me një akreditim zyrtar, ai u zhvendos pranë pistës duke kapur imazhe të pilotëve gjatë gjithë garës i pajisur me një jelek fotografësh dhe një aparat profesional. Presidenti Pavel njihet gjerësisht për pasionin e tij të madh si për sportet e motorit, ashtu edhe për fotografinë. Kjo nuk është hera e parë që ai ushtron këtë pasion pasi ka marrë pjesë dhe në garën e 24 Orëve të Le Mans, në MotorGP si dhe në NASCAR dhe Rally Dakar.

Prania e tij unike nuk u shpëtoi as transmetimeve të drejtpërdrejta të Formula 1. “E pazakontë, por personi që po shkrep këtë foto… nuk është askush tjetër veçse Presidenti i Republikës Çeke!”, komentuan me habi gazetarët gjatë transmetimit televiziv.

Poll

Lexo gjithashtu