Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FORMULA 1

Max Verstappen nga “engjëll në djall”, Piastri thellon diferencën në krye

Shkruar nga NEWSPORT
Max Verstappen nga “engjëll në djall”, Piastri thellon
Formula 1, Gara e "SPA", Belgjikë

“E pandalshme”, fraza identifikuese e skuderisë “McLaren” në këtë sezon të Formula 1. Edhe në pistën e “SPA”, e mbajtur në Belgjikë, “McLaren” tregoi se nuk ka rivalë, ndërsa dueli për titullin do të diskutohet mes Oscar Piastri dhe Lando Norris.

Piloti australian ia doli të përfitojë që në start, duke parakaluar fituesin e provave të lira, Max Verstappen. Më pas u bë gjithçka e lehtë. Piastri më këtë sukses thellonë diferencën me Norris në 16 pikë. Britaniku Norris mbajti shkallën e dytë të podiumit, ndërsa në vendin e 3-të e mbylli Charles Leclerc, mbi 21 sekonda larg liderit.

Humbësi më i madh rezultojë padyshim Max Verstappen. Edhe pse u nis i pari, holandezi nuk ishte në gjendje t’i bënte ballë presionit nga pilotët e “McLaren”. Vetëm pozicioni i 4-të për Verstappen, ndërsa diferenca me kreun është thelluar akoma edhe më shumë, tregues se shanset që “tulipani” i “Red Bull” të fitojë titullin janë minimizuar.      

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga