Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FORMULA 1

Max Verstappen mbetet me “gisht në gojë”, tifozi i Manchester United e “rrëzon” në Formula 1

Shkruar nga NEWSPORT
Max Verstappen mbetet me “gisht në gojë”, tifozi i
Oscar Piastri, Max Verstappen dhe Lando Norris

Ka përfunduar Formula 1 për vitin 2025. Kampion është shpallur piloti i skuadrës “McLaren” Lando Norris. Pilotit britanik i mjaftoi vendi i 3-të në garën e Abu Dhabi, cirkuiti i “Yas Marina”, e cila u mbajt në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Norris e ka “rrëzuar” nga “froni” rivalin Max Verstappen pas 4 vitesh dominim prej holandezit. Edhe pse piloti i skuderisë “Red Bull” e përfundoi garën i parë në cirkutitin e mësipërm, sërish nuk ia doli të përmbys Norris në krye të rendijtjes, 421 pikë, 2 më pak se britaniku i “McLaren”.

Duhet thënë se Verstappen bëri gjithçka që ishte e mundur për të mbrojtur titullin në garën e sotme. Për informacion, kampioni më i ri i Formula 1, Lando Norris është një tifoz i “thekur” i Manchester United.                

Poll

Lexo gjithashtu