
Provat zyrtare në Hungari dhuruan emocione të jashtëzakonshme. Fituesi i sesionit të 3-të dhe final rezultojë ferraristi Charles Leclerc, duke siguruar “pole positon”, çka do të thotë se ai do të niset në çmimin e madh nga vendi i parë. Dy favoritët në “letër” ishin Piastri dhe Norris, por nuk shkuan më shumë respektivisht se vendi i 2-të dhe i 3-të, ndonëse diferenca me liderin ishte jashtëzakonisht e ngushtë.
George Russell do niset nga pozicioni i 4-të, për të vijuar me dy pilotët e Aston Martin, Fernando Alonso dhe Lance Stroll. Për Max Verstappen u pa qartë që në provat e lira se do e kishte të vështirë, ndërsa e mbylli i 8 provat zyrtare. Më keq akoma shkoi për Lewis Hamilton, jashtë 10-shes (12).
“Çfarë? Mamma mia. Nuk kam fjalë, është ndoshta një nga pozicionet më të mira të ‘pole-position’ që kam pasur ndonjëherë, sepse nuk e prisja këtë. I gjithë kualifikimi ka qenë jashtëzakonisht i vështirë. Dhe kur e them këtë, nuk është ekzagjerim. Ishte e vështirë për ne të arrinim në sesionin e 2-të dhe ishte e vështirë të arrinim në sesionin pasardhës.
Në sesionin e 3-të, kushtet ndryshuan pak, gjithçka u bë shumë më e ndërlikuar dhe e dija që duhej të bëja një xhiro të pastër për të synuar vendin e tretë dhe në fund fitova pozicionin e parë, definitivisht nuk mund ta besoj këtë”, u shpreh Leclerc.