Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Pas dështimit për të transferuar Greenwood dhe Summerville, Roma hidhet në sulm për sulmuesin norvegjez

Shkruar nga NEWSPORT
Pas dështimit për të transferuar Greenwood dhe Summerville, Roma
Sorloth-Antonio Nusa

Roma po përshpejton ritmet në merkato për të shmangur humbjen e një tjetër objektivizi kryesor. Bëhet fjalë për sulmuesin norvegjez, Antonio Nusa, i cili është një nga objektivat kryesorë të klubit verdhekuq.

Pasi pa t'i iknin nga duart emrat kryesorë të listës së Gian Piero Gasperinit, mes të cilëve Greenwood dhe vetëm pak kohë më parë Summerville, klubi roman ka nisur kontaktet konkrete me Leipzig-un për talentin norvegjez. Gjermanët e vlerësojnë kartonin e lojtarit rreth 60 milionë euro, një shifër që mund të ulet maksimumi në 55 milionë, duke pasur parasysh se klubi është pjesë e grupit Red Bull.

Roma duhet të përballet jo vetëm me kërkesat e larta ekonomike të klubit gjerman, por edhe me konkurrencën e fortë nga Premier League. Neëcastle dhe Arsenal e ndjekin me vëmendje lojtarin, veçanërisht pas paraqitjeve të tij në Kupën e Botës.

Për të parandaluar anglezët, verdhekuqtë duhet të shfrytëzojnë dëshirën për të mbyllur marrëveshjen sa më shpejt dhe për të ofruar një pagë të përshtatshme, duke marrë parasysh se futbollisti aktualisht fiton më pak se dy milionë euro me një kontratë që skadon në vitin 2029.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by La Gazzetta dello Sport (@gazzettadellosport)

Poll

Lexo gjithashtu