Charles Leclerc
Charles Leclerc do të nisë sezonin e nëntë me Ferrarin këtë fundjavë në Melbourne. Pas një sezoni zhgënjyes në 2025, piloti nga Monako synon të rikthehet në garën për titullin kampion.
“Ambicia ime është të fitoj Kampionatin Botëror me Ferrarin”, u shpreh Leclerc, duke theksuar se rivaliteti pritet të jetë shumë i fortë. Sipas tij, skuadrat si Mercedes, McLaren dhe Red Bull Racing duken shumë konkurruese, me Mercedesin që mund të ketë një avantazh të vogël.
Piloti i Ferrarit theksoi se testet parasezonale kanë shkuar mirë dhe skuadra nuk ka pasur probleme të mëdha teknike. “Do të duhet forcë si gjithmonë, por mbi të gjitha edhe më shumë mendje”, përfundoi Leclerc në prag të garës së parë të sezonit.
Poll
