Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Jashtë planeve tek Juventus, Edon Zhegrova mund të bëhet shok skuadre me sulmuesin e Shqipërisë

Shkruar nga NEWSPORT
Jashtë planeve tek Juventus, Edon Zhegrova mund të bëhet shok
Edon Zhegrova

Edon Zhegrova duket se do të largohet nga Juventus në këtë merkato verore. Anësori që u ble vitin e kaluar nga Lille, nuk arriti të përshtatej me skemat e trajnerit Spalleti.

Juventus po nis një projekt të ri dhe Zhegrova është në listën e largimeve. Drejtori i ri sportiv, Giovanni Carnevali është në bisedime me disa klube të rëndësishme për të dëgjuar çdo ofertë që do të paraqitet për dardanin.

Sipas “TMW” ekipi më i interesuar për Zhegrovën është Trabzonspor në Turqi, ku do të ishte shok skuadre me Ernest Muçin. Për momentin është vetëm në fazë bisedimesh, por klubi turk mund të jetë aventura e re e Zhegrovës.

Poll

Lexo gjithashtu