Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FORMULA 1

4 herë kampion dhe i “çmendur” në pilotim, Max Versatppen “shokon” tifozët para fillimit të sezonit

Shkruar nga NEWSPORT
4 herë kampion dhe i “çmendur” në pilotim, Max
Max Verstappen

Edhe pse e ka fituar titullin kampion 4 herë dhe është 28 vjeç, piloti i “Red Bull” në “Formula 1” Max Verstappen, po planifikon të largohet nga ky sport. Në prag të sezonit të ri, Verstappen është “zbërthyer”:

“Patjetër që e shoh veten drejt fundit. Do të thosha se rregulloret e reja nuk po më ndihmojnë të zgjas karrierën time në F1, por kjo nuk ka rëndësi, jam i kënaqur me ecurinë time, mund ta lë lehtësisht pas, kam projekte të tjera”, deklaroi 28-vjeçari.

“Kujt i intereson kur je 60 apo 70 vjeç nëse ke fituar 4 apo 10 tituj? Po plakem dhe preferoj të kaloj kohë me familjen time përpara se ata të ikin.

Është diçka që e kam kuptuar me kalimin e kohës. Dua ta jetoj jetën time; jetohet vetëm një herë dhe nuk dua të kaloj 25 vjet duke ngarë makinë. Dua ta vlerësoj atë që ekziston”.

Poll

Lexo gjithashtu