Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BASKETBOLL

Probleme ligjore për James Harden, lojtari i Cavaliers arrestohet në Houston

Shkruar nga NEWSPORT
Probleme ligjore për James Harden, lojtari i Cavaliers arrestohet në
James Harden

Ylli i basketbollit amerikan James Harden, është arrestuar në Houston nën akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Sipas dokumenteve të gjykatës, incidenti ka ndodhur rreth orës 03:41, kur autoritetet ndaluan lojtarin dhe konstatuan praninë e një pistolete në sediljen e makinës së tij. Dokumentet sqarojnë se arma nuk ishte në këllëf dhe ndodhej në një vend të dukshëm.

Harden u arrestua në orën 04:57 të mëngjesit dhe u lirua më pas kundrejt pagesës së një garancie prej 100 mijë dollarësh.

Ylli i basketbollit pritet të paraqitet në gjykatë më 22 qershor. Ndër kushtet e vendosura për të janë ndalimi i mbajtjes së armëve të zjarrit dhe municioneve, ndalimi i përdorimit të alkoolit apo lëndëve narkotike, si dhe detyrimi për t'iu nënshtruar testeve antidrogë.

Përfaqësuesit e lojtarit nuk kanë dhënë ende një koment zyrtar, ndërsa drejtuesit e Cavaliers janë duke mbledhur informacione përpara se të dalin me një deklaratë.

Kjo ngjarje vjen në një moment delikat për karrierën e 36-vjeçarit, i cili po shfaqte performanca të qëndrueshme me një mesatare prej 19.2 pikësh dhe 5.5 asistimesh, duke ndihmuar Cleveland-in të arrinte në finalet e Konferencës së Lindjes. Lojtari ka një kontrate prej 42 milionë dollarësh, me 13.3 milionë të garantuara, dhe pritej që të negocionte një rinovim për të qëndruar në Cleveland.

Poll

Lexo gjithashtu