Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BASKETBOLL

NBA/ Lakers bëhet me “djersë të ftohta”, fitore me vuajtje në “frymën” e fundit ndaj Denver Nuggets

Shkruar nga NEWSPORT
NBA/ Lakers bëhet me “djersë të ftohta”, fitore me
Los Angeles Lakers - Denver Nuggets

Los Angeles Lakers ka fituar ngushtësisht përballë Denver Nuggets me rezultatin e përgjithshëm 127-125, e cilësuar nga spektatorët si një prej ndeshjeve më të forta në kampionatin amerikan.

Vëmendjen në parket e “rrëmbeu” slloveni Luka Doncic që shënoi pikët e fitores për të tijët në minutat e fundit të kësaj përballjeje. Megjithatë, lojtari i Los Angeles nuk ia doli të merrte vendin e parë në klasifikimin e shënuesve, pasi Austin Reaves e mbylli ndeshjen me 32 pikë, 7 rebounde dhe 6 asiste, teksa Doncic u ndal në 30 pikë, 11 rebounde dhe 13 asiste.

Momentalisht në Konferencën e Perëndimit, Los Angeles renditen të tretët në renditjen e përgjithshme me 42 fitore dhe 25 humbje, duke mbajtur të gjallë garën për titullin, ndërsa Denver Nuggets ndodhen të gjashtët me 41 fitore dhe 27 humbje.

Poll

Lexo gjithashtu