Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BASKETBOLL

BASKETBOLL/ Besëlidhja nuk fal Tiranën, lezhjanët shpallen kampionë për të tretin vit radhazi

Shkruar nga NEWSPORT
BASKETBOLL/ Besëlidhja nuk fal Tiranën, lezhjanët shpallen
Besëlidhja-Tirana

Besëlidhja është shpallur kampione e Shqipërisë në basketboll për djem për sezonin 2025-2026, pasi mposhti Tiranën 103-84 në finalen e tretë. Lezhjanët dominuan serinë finale, duke triumfuar me rezultatin e pastër 3-0 ndaj bardhebluve.

Skuadra e drejtuar nga Afrim Bilali zhvilloi një tjetër paraqitje të fortë, duke fituar periodën e parë 24-23 dhe duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh 54-49. Tirana tentoi reagimin në pjesën e dytë, por perioda e katërt foli plotësisht për Besëlidhjen, që vulosi suksesin me rezultatin 103-84.

Ky është titulli i tretë radhazi kampion për lezhjanët, duke konfirmuar dominimin e tyre në basketbollin shqiptar. Përveç kampionatit, Besëlidhja ka fituar këtë sezon edhe Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë.

Poll

Lexo gjithashtu