Bam Adebayo dhe Wilt Chamberlain
Fitorja e Miami Heat 150-129 ndaj Washington Wizard ishte e veçantë për Bam Adebayo, i cili krahas performancës mbresëlënëse në parket që çoi në suksesin e skuadrës së tij, i gëzohet dhe një rekordi të thyer që e bën pjesë të historisë së NBA.
83 pikët e shënuara e kanë katapultuar amerikanin në vendin e dytë për lojtarët që kanë shënuar më shumë pikë për ndeshje. Kështu, Adebayo ka parakaluar dhe atë që e konsideron edhe si “idhullin” e tij, legjendarin Kobe Bryant i cili mbante vendin e dytë me 81 pikë.
Rekordin absolut e mban Wilt Chamberlain me 100 pikë për ndeshje, ende i pathyeshëm që prej vitit të largët 1962.
Poll
