Brazili dhe Maroku kanë barazuar 1-1 në ndeshjen e vlefshme për raundin e parë të Grupit C në Kupën e Botës 2026, në një sfidë të zhvilluar në stadiumin "MetLife".
Përfaqësuesja marokene kaloi e para në avantazh në minutën e 21-të, falë golit të shënuar nga Ismael Saibari, duke surprizuar brazilianët në pjesën e parë.
Megjithatë, reagimi i Brazilit nuk vonoi. Në minutën e 32-të, Vinicius Junior riktheu ekuilibrat në rezultat, duke realizuar golin e barazimit që vulosi shifrat përfundimtare të takimit.
Me këtë rezultat, të dyja skuadrat e nisin aventurën e tyre në Grupin C me nga një pikë, ndërsa renditja e grupit do të qartësohet më tej pas përballjes tjetër të raundit të parë.
Në ndeshjen e radhës së grupit, Haiti do të përballet me Skocinë, takim që do të nisë në orën 03:00.
GOLAT:
Goli i Saibari (Brazil 0-1 Marok)
Goli i Vinicius (Brazil 1-1 Marok)
