New York Knicks po vazhdon formën e shkëlqyer në finalet play-off të Konferencës së Lindjes, pasi mposhti Cleveland Cavaliers me rezultatin 121-108.
Skuadra nga New York-u kryeson tashmë serinë 3-0 dhe ndodhet vetëm një fitore larg rikthimit në finalen e NBA-së pas 27 vitesh.
Knicks dominoi sfidën që nga minutat e para, me Jalen Brunson që udhëhoqi ekipin me 30 pikë. Mikal Bridges kontribuoi me 22 pikë, ndërsa OG Anunoby shtoi 21 të tjera në një mbrëmje të suksesshme për vendasit.
Me këtë sukses, New York regjistroi fitoren e dhjetë radhazi në play-off, duke hyrë në historinë e NBA-së si skuadra e shtatë që arrin një seri të tillë.
Për Cleveland, më i dalluari ishte Donovan Mitchell me 23 pikë, ndërsa momenti vendimtar i ndeshjes erdhi në periodën e fundit, kur Landry Shamet realizoi tre gjuajtje të shpejta për tre pikë që vulosën triumfin e Knicks.
