Djemtë e ekipit "Royal Basket" në Tiranë kanë bërë dje një paraqitje fantastike duke mposhtur bindshëm ekipin e "Partizani Basket", në finalen e Kampionatit Kombëtar U16, duke ngritur kupën si kampionë të padiskutueshëm.
Dhe një nga lojtarët kyç të ekipit është padyshim Aron Klosi, raporton newsbomb.al. Shtatlarti është djali i politikanit të lartë socialist Blendi Klosi, të cilin e kemi parë shpesh në shkallët e pallatit të sportit, duke bërë tifo për të birin.
Mes qindra tifozëve dhe familjarëve të djemve të ekipeve të basketbollit U16 ka qenë dhe familja Klosi, Blendi dhe Nora. Bashkë me vajzën e vogël Ambla, ata kanë brohoritur për të birin Aronin dhe shokët e tij të "Royal Basket".
Pavarësisht divorcit, ata kanë zgjedhur të kenë një marrëdhënie të qëndrueshme duke qenë pranë fëmijëve në çdo rast gëzimi e lumturie, raporton newsbomb.al.
Dje, Aroni dhe shokët e tij kanë "Royal Basket" kanë përmbyllur një sezon me paraqitje fantastike dhe në pistën e pallatit të sportit ka qenë vetë presidenti Avni Ponari, i cili u ka dorëzuar kupën e fitores. Ndërsa, familjarët brohorisnin për arritjen e tyre.
Nora Gega është ish-bashkëshortja e politikanit të lartë socialist Blendi Klosi, shkruan newsbomb.al. Ata u martuan në vitin 2007 dhe bashkë kanë dy fëmijë. Por pas 18 vitesh, çifti vendosi të divorcohej duke i dhënë fund martesës, vitin e kaluar.
View this post on Instagram
