Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

BOTËRORI 2026/ Gjermania kërkon “kokën” e kundërshtarit modest, Hollanda “mat” forcat me furinë japoneze

Shkruar nga NEWSPORT
BOTËRORI 2026/ Gjermania kërkon “kokën” e
Kombëtarja e Gjermanisë dhe ajo e Hollandës

Sot në mbrëmje do të luhen dy ndeshjet e radhës për Kupën e Botës, ku spikasin Gjermania dhe Hollanda.

“Pancerat” do të luajnë përballë Republikës Demokratike të Congos, sfidë kjo në kuadër të grupit E, ku ndodhen po ashtu emra të tjerë si Ekuadori dhe Bregu i Fildishtë.

Ky takim i cili do të luhet në stadiumin “NRG” të Houston, do të nisë prej orës 19:00. Tre orë më vonë, më saktësisht 22:00, “Tulipanët” do të sfidojnë “kokë më kokë” Japoninë, në kuadër të grupit F, ku ndodhen edhe Suedia me Tunizinë.

Një përballje tejet interesante që do të vendosë përballë dy filozofi vërtetë prodhuese në fushë e që do të ndezë padyshim emocionet në shkallët e stadiumit. Sfida do të luhet në stadiumin “AT&T” të Arlingtonit.

Poll

Lexo gjithashtu