Trofeu i Botërorit
Mbrëmjen e sotme do të luhet ndeshja e tretë e këtij edicioni të Kupës së Botës. Në fushë do të zbresë Kanadaja, një prej vendeve organizatore.
Kanadezët do të përballen me Bosnje & Hercegovinën, në kuadër të sfidës së parë të Grupit B. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “BMO Field” në Toronto, do të nisë në orën 21:00.
Një duel aspak i lehtë për vendasit, për shkak se Bosnja vjen si surprizë jo e “këndshme”. Kjo për shkak se ballkanasit ia dolën që të eliminonin Italinë në finalen e “play-off” të Botërorit 2026.
Poll
