
Ekipi i Luftëtarit ndodhet aktualisht në Slloveni për të kryer fazën përgatitore në vigjilje të debutimit të gjirokastritëve në Europa League. Nga grumbullimi me skuadrën "ylli" i "bluzinjve" Dejvi Bregu ka postuar një foto në rrjetet sociale me shokun e skuadrës Albano Aleksi me diçiturën "me legjendën".
I menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-shokut të tyre Kristal Abazaj që tashmë ndodhet në Belgjikë pas transferimit te Anderleht. "Mesa duket e paske siguru kualifkimin në ndeshjen e parë" ka qenë komenti i Bregut, në formë shakaje por pse jo dhe për mbështetje morale për shokët e tij te ekipi gjirokastrit në prag të ndeshjes së parë eliminatore.
Luftëtari do të luaj në turin e parë kualifikues të Europa League me skuadrën letoneze të Ventspils.
[gallery columns="1" size="full" ids="250144"]