Postimi i Arbër Abilaliajt për skuadrën e Partizanit kishte një temë diskutimi në “Skaner” në MCN.
Në një “story” të fundit në rrjetet sociale, ka ngritur në “piedesatl” paraqitjen e ekipit të drejtuar nga Oltijon Kërnaja.
Pikërisht ish-drejtori i të kuqve është bërë “mollë sherri” në studio, ku pati një debat mes Lirim Zallës dhe menaxherit të njohur, Andi Matraxhiu.
Pjesë nga debati:
“Lirim Zalla: Për mua është djali i mirë. Po të isha unë do të kisha shkruar më rëndë, të them të drejtën po të më heqin kisha shkruar më keq. Është djali i mirë, ka shkruar shumë mirë. Ka shkruar vazhdoni punën me përultësi, punoni…
Andi Matraxhiu: Çfarë statusi shkruan?
Lirim Zalla: Ai bën mirë që shkruan, s’ka ndonjë gjë…
Gerti Çarçani: S’është ndonjë çamet, nuk do ta vrasim tani!
Andi Matraxhiu: Ju keni mendime ndryshe dhe unë e respektoj mendimin tënd, por… ai shkruan sikur është akoma aty. Kujt i thotë vazhdoni?
Gerti Çarcani: Është një skuadër e ndërtuar prej tij.
Andi Matraxhiu: Nuk kam parë unë ish-drejtor t’iu drejtohet futbollistëve sikur është akoma aty. Në asnjë vend të botës. Nëse doni t’i jepni vetëm nota pozitive, ndërkohë që ai thoshte aty që të vazhdojnë negativët. Sështë negative, negative e merr biseda nga rezultatet e tij nga puna e tij…
Lirim Zalla: Nuk flitet kështu!
Andi Matraxhiu: Kam mendimet e mia.
Lirim Zalla: Një njeri që nuk është këtu nuk flitet kështu, për etikë.
Andi Matraxhiu: Urdhëro, atëherë mos e komento fare. As ti mos e komento se nuk është këtu. Vetëm kur sjanë këtu mund të flasim pozitivisht?
Lirim Zalla: Mos fol fare më mirë.
Andi Matraxhiu: Nuk më drejton ti e as njeri. I kam mbaruar të gjitha profesorat që kam pas gjatë shkollimit tim.
Lirim Zalla: Urime!
Andi Matraxhiu: Urime edhe ty që vazhdon të jesh profesor pa profesion.”
