Mbledhja e Qeverisë ka zgjatur 1 orë e 30 minuta, teksa pas përfundimit të saj disa prej ministrave kanë dalë para gazetarëve, duke zbuluar vendimet e marra. Një prej tyre ishte edhe Ministri i Financave, Petrit Malaj.
Ky i fundit është pyetur në lidhje me ligjet për bastet sportive. Ministri Malaj tha janë duke punuar për aktet nënligjore me bastet. Ndër të tjera, ministri u shpreh se diçka e tillë kërkon punë, duke zbuluar se për këtë situatë është marrë edhe ekspertizë ndërkombëtare.
Përse nuk po zbatohet ligji për bastet sportive, pse nuk i ka nxjerrë Ministria e Financave të gjitha aktet nënligjore që do të duheshin, sepse kanë kaluar 2 vite nga miratimi i ligjit?
“Ministria e Financave është duke punuar me aktet nënligjore për bastet. Është edhe një akt që është miratuar sot në mbledhjen e Qeverisë dhe shumë shpejt do të dalin të gjitha aktet e nevojshme, në mënyrë që të mundësojmë edhe bastet online. Kërkohet punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare, në mënyrë që kuadri ligjor për bastet sportive të jetë sipas standardeve më të mira ndërkombëtare", tha Malaj.
