Reagimet për çerekfinalen e kthimit mes Partizanit dhe Elbasanit që përfundoi me rezultat të përgjithshëm 2-3 dhe që solli eliminimin e të kuqve vazhdojnë. I radhës që ka bërë deklaratën e fortë në rrjetet sociale është Eron Braçe.
Pavarësisht se Kuvendi ditën e sotme është në seancën e zakonshme plenare, duket se mendjen Brace e ka te Partizani. Deputeti i PS është i ashpër, teksa shprehet se një ndeshje e tillë është turp. Madje bën një “thirrje” që askush të mos shkojë më në stadium pas kësaj penalltine të Elbasanit.
I referohet kështu penalltisë që u fitua në minutat e fundit të shtesës dhe që vendosi edhe fatet e kësaj përballjeje mes skuadrave.
“Partizani duhet të bindet:
Është vendosur, në këtë vend do luajnë futboll e do shpërblehen vetëm 4 ekipe, vetëm 4.
Të tjetër duhet të shpenzojnë dhe kacafyten,
Të vidhen dhe të shkrihen!
4 ortakë do të jenë gjithnjë!
Do duhet një sforco shumë e madhe që po u sille mirë të zëvendësohesh në katërshe!
Si bëhet kjo?
Ja shiheni në video sib ëhet, hapur fare, në dritë, në sy të të gjithëve!
Pa skrupuj e pa mëshirë për qindra mijëra njerëz të partizanit, ndjenjat e emosionet e tyre:
Pa skrupuj e pa mëshirë për dhjetra e milionë euro investime private të një presidenti që vijon të shpenzojë paratë e tij që në këtë vend fëmijëve të rinj të luajnë futboll akoma!
Ndaj pas çdo ndeshje të tillë – Të falsifikuar, nuk kthehet më njeri në stadium e as para ekranit për të parë një ndeshje të tillë!”, ka shkruar Braçe.
