Klubi i Trabzonspor ka njoftuar ditën e sotme që Orhan Kaynak është ndarë nga jeta në moshën 56-vjeçare. Kaynak është një ikonë e klubit turk, pasi më parë ka qenë futbollist, teksa ka mbajtur edhe rolin e trajnerit.
“Jemi thellësisht të pikëlluar nga humbja e Orhan Kaynak, i cili i shërbeu klubit tonë si futbollist dhe trajner dhe fitoi një vend të veçantë në zemrat e komunitetit tonë me rëndësinë, karakterin dhe qëndrimin e tij në çdo periudhë që veshi uniformën tonë.
Allahu e mëshiroftë të ndjerin, i shprehim ngushëllimet tona familjes, të afërmve dhe komunitetit tonë. Shpirti i tij u prehtë në paqe”, shkruan ndër të tjera klubi turk.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Ernest Muçit, sulmuesit që aktivizohet më Trabzonspor. Muçi ka ripostuar njoftimin e klubit, duke treguar edhe ai pikëllimin e tij.
