Saleh Mohammadi
Regjimi i Iranit vijon represionin ndaj kundërshtarëve të brendshëm, pavarësisht tensioneve me SHBA-në dhe Izraelin. Në orët e fundit, autoritetet iraniane kanë ekzekutuar tre persona me varje.
Mes viktimave ishte edhe mundësi 19-vjeçar, Saleh Mohammadi, i cili akuzohej për vrasjen e një polici gjatë protestave të fundit. Sipas burimeve, ekzekutimet janë kryer në mënyrë të fshehtë brenda një burgu në qytetin e Qom.
Ndërkohë, Departamenti i Shtetit Amerikan kishte bërë thirrje për ndalimin e ekzekutimeve. Aktivistët për të drejtat e njeriut pretendojnë se proceset gjyqësore janë zhvilluar pa transparencë dhe nën presion, ndërsa akuzat mund të jenë siguruar përmes torturës.
Poll

